E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paloka ironi me kryeministrin: Po fsheh dështimin me atletet e çitjane, por…
Publik News

Paloka ironi me kryeministrin: Po fsheh dështimin me atletet e çitjane, por…

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka akuzuar kryeministrin Rama se po mban peng Shqipërinë, ndërkohë që sipas tij vendet e tjera po marrin miliona nga Bashkimi Europian.

oNë një postim në Facebook, Paloka thekson se qeveria Rama dështoi për të katërtën herë me hapjen e negociatave, ndërsa shton se Europa kërkon një kryeministër serioz.

“Europa e përqesh dhe refuzon lolon për dështimet e tij, por koston e paguajnë shqiptaret. Dështoi për here te katërt te hapte negociatat, siç ka dështuar me ekonominë, me punësimin, me shëndetësinë, me legalizimet. E vetmja fushe ku shkëlqen është ajo e lolos se oborrit.

Ndërkohe qe vendet e tjera marrin miliona për projekte dhe investime dhe avancojnë ne rrugën europiane, Shqipëria ka mbetur peng i lolos. Europa kërkon një qeveri dhe kryeministër serioz e jo një lolo qe fsheh dështimin, krimin, drogën dhe korrupsionin me atlete e çitjane”, thekson Paloka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.