E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paloka ironizon  Ramën: Na “Mini-Schengeni” fiton vetëm Serbia
Publik News

Paloka ironizon Ramën: Na “Mini-Schengeni” fiton vetëm Serbia

Kryeministri Rama ka shpërthyer sot ndaj të gjithë atyre që e “masakruan” për ardhjen e presidentit serb në Tiranë. Për Ramën, ata janë thjesht bajat dhe meritojnë keqardhje. Në një status të gjatë në rrjetet sociale, Rama thotë se tryezën e Mini-Shengenit e do Europa dhe SHBA-të.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas sqarimit, që kryeministri Edi Rama, bëri pak orë më parë për procesin e Minishengenit. Sipas numrit dy të selisë blu, justifikimet e Ramës ishin të pritshme, ndërsa shton se kush e njeh mirë kryeministrin mund ta paramendojë se ai mund t’i ketë dërguar edhe një mesazh privat kryeministrit të Kosovës, për t’i treguar se sa shumë e vlerëson. Më tej Edi Paloka e thotë me bindje se Serbia është përfituesi i vetëm i procesit, që publiku tashmë e njeh si procesi i “Minishengenit Ballkanik”.

“Nuk ka me asnje surprize ne veprimet e Rames. Edhe justifikimet e tij te fundit ne fb ishin te pritshme. Madje , ne se nuk e ka bere akoma, “levizja” e rradhes ju siguroj qe do jete nje mesazh privat per Ramushin ku duke u perdredhur do ti shkruaj se sa shume e vlereson. Kush e njeh mire Ramen e njeh dhe kete “ves” te tij , qe kur shfaqet si i forte apo arrogant ne publik, me dike qe e di qe mund t’ja ktheje, menjehere e kontakton privatisht per ti treguar qe nuk i ka patur seriozisht sharjet…

Mos ju duket habi qe nje “trim” si Rama, i merr seriozisht dhe ato qe shkruhen ne rrjete sociale se Ramushi ka per ta rrahur me shpulla, per fyerjet qe ka leshuar Rama per te e per Kosoven ne krah te Vucicit! Sa per ate se “mini-shengeni” qenka ne te mire te shqiptareve se realizoka “qellimin madhor” te levizjes se lire te njerezve ne rajon, deficenti kryeminister e di shume mire se shqiptaret kane mbi dhjete vjete qe levizin lirisht jo vetem ne rajon, po ne gjithe Evropen! E vetmja qe perfiton nga ky i ashtuquajtur “mini-shengen” , eshte Serbia ! Shqiptaret, ne Shqiperi dhe Kosove , jane ata qe humbasin e Rama ashtu si Vucic e dijne shume mire kete…” – shkruan Paloka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.