E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paloka: Këto nëna numërojnë qindarkat, Rama bën cirk me dhimbjen e tyre
Publik News

Paloka: Këto nëna numërojnë qindarkat, Rama bën cirk me dhimbjen e tyre

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka thënë se ka shumë gra, kryefamiljare që kanë humbur gjithçka pasi janë lënë në mëshirë të fatit nga qeveria.

Paloka deklaron se ndërkohë që që këto nëna numërojnë qindarkat e mbijetesës, Rama paguan miliona lekë klientët e tij.

“Ky kloun nuk e ka vendin në kryeministri”, thotë Paloka.

Postimi i Palokës

Është e dhimbshme të shohësh në ekrane nëna që kanë humbur gjithçka, se qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit. Është revoltuese t’i dëgjosh që këto nëna numërojnë qindarkat e mbijetesës, ndërsa Edi Rama bën cirk me dhimbjen e tyre dhe paguan miliona lekë në ditë me klientët. Ky klloun nuk e ka vendin në kryeministri. Mijëra nëna nuk i meritojnë lotët e mjerimit vetëm se Edi Rama ka zgjedhur të paguajë miliona për oligarkët e vet dhe pak apo aspak për mbi 2 milionë shqiptarë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.