E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paloka reagon për deklaratat e Tahirit: Gjoja provat e reja, është pjesë e skenarit të…
Politikë

Paloka reagon për deklaratat e Tahirit: Gjoja provat e reja, është pjesë e skenarit të…

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një deklaratë për mediat ka komentuar zërat se Saimir Tahiri ka dorëzuar sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dokumente që i japin pafajësinë.

Në një deklaratën e tij Paloka tha se “Dorëzimi i gjoja provave të reja nga Saimir Tahiri është pjesë e skenarit të Edi Ramës për të përgatitur opinionin publik për mbylljen e çështjes së Saimir Tahirit”.

Më tej shtoi se Saimir Tahiri duhet hetuar dhe dënuar për veprimtarinë kriminale që ka kryer.

 

 

paloka

DEKLARATË EDI PALOKA, NËNKRYETAR I PARTISË DEMOKRATIKE

Kjo është alibia që Edi Rama i dha Saimir Tahirit dhe pas së cilës fshihet presioni që po i bëhët prokurorisë për të mbyllur çështjen.

Dorëzimi i gjoja provave të reja nga Saimir Tahiri është pjesë e skenarit të Edi Ramës për të përgatitur opinionin publik për mbylljen e çështjes së Saimir Tahirit.

Këtë që ka bërë sot Saimir Tahiri, e ka paralajmëruar Edi Rama më 16 tetor, kur njoftoi se cili do të jëtë fati i dosjes “Tahiri”.

“Erl Murati: A erdhi dosja nga Prokuroria në Parlament, që e votove dhe e rrëzove për arrestimin e ministrit të Brendshëm?
Edi Rama: Po mirë po si shpjegohet që, sot e gjithë ditën ajo dosja e famshme e atij procesi që bëhet në Itali dhe nuk bëhet këtu, nuk rezulton asgjë për ministrin e Brendshëm
Erl Murati: Atë do ta thotë gjykata.
Edi Rama: Po e ka thënë gjykata.
Erl Murati: Po do ta thotë gjykata.
Edi Rama: Po e ka thënë mor në Itali.
Erl Murati: Për kë po flet?
Edi Rama: Për atë mo për atë dosjen që thua ti, dosjen që e rrëzuam ne.
Erl Murati: Cilën pra?
Edi Rama: Për atë dosjen e Saimir Tahirit po them. Si shpjegohet?
Erl Murati: Vazhdon pra, janë shtyrë hetimet e Prokurorisë këtu në Tiranë.
Edi Rama: Ore po flas për Italinë unë, lëre në Tiranë. Në Itali!” tha Edi Rama në 16 Tetor 2018.

Pra, e ashtuquajtura provë e re që paraqiti sot si lajm Saimir Tahiri është fakti se në Itali ai nuk është nën hetim. Kjo është alibia që Edi Rama i dha Saimir Tahirit dhe pas së cilës fshihet presioni që po i bëhët prokurorisë për të mbyllur çështjen.

• Është fakt se Saimir Tahiri po hetohet nga Prokuroria shqiptare për krime të kryera në territorin shqiptar.

• Është fakt së shteti Italian nuk mund të hetojë një shtetas shqiptar që kryen krim në territorin shqiptar.

• Është fakt që grupi kriminal Habilaj për 4 vjet nën drejtimin e Ministrisë së Brendshme nga Saimir Tahiri organizoi trafikun ndërkombëtar të drogës me makinën private të ministrit të brendshëm.

• Është fakt se pavarësisht denoncimeve të përditshme të Partisë Demokratike për 3 vjet me rradhë për trafikun e drogës nga grupi i Habilajve me audin AA 003 GB, Edi Rama dhe Saimir Tahiri mohuan të vërtetën, sulmuan denoncuesit dhe morën në mbrojtje trafikantët e drogës.

Shumica dërrmuese e shqiptarëve e kanë të qartë se, përsa kohë Edi Rama të jetë kryeministër, kryeprokuror dhe kryegjykatës, prokuroria do të vulosë vendimet e marra në zyrën e Edi Ramës.

Garantojmë Arta Markun, Donika Prelën dhe çdo prokuror që bëhet mburojë e pushtetarëve të lidhur me krimin të organizuar, se dita e drejtësisë do të vijë edhe për ta.

Arta Marku dhe Donika Prela nuk do të shpëtojnë dot nga përballja me drejtësinë as Saimir Tahirin, as Fatmir e Agron Xhafën, as Vangjush Dakon, as Taulant Ballën e aq më pak Edi Ramën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.