Pamje apokaliptike! Toka ‘përpin’ shtëpi e rrugë” në Siçili (Video)
Pamje tronditëse po vijnë nga Siçilia, ku realiteti duket më i frikshëm se një film katastrofash. Një rrëshqitje masive dheu ka vënë në rrezik shkatërrimin e një qyteti të tërë, duke përfshirë shtëpi, rrugë dhe lagje të tëra.
Qyteti i Niscemit ndodhet në zemër të emergjencës, teksa toka po rrëshqet ngadalë, por pandalshëm, përgjatë shpatit të kodrës. Autoritetet lokale flasin për një situatë jashtëzakonisht kritike, ndërsa kryetari i bashkisë e ka përshkruar gjendjen si “dramatike”.
Fenomeni është shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë dobësuar strukturën e tokës dhe po e përkeqësojnë situatën nga ora në orë. Qindra ndërtesa ndodhen aktualisht në rrezik të lartë shembjeje, ndërsa lëvizjet e dheut vijojnë pa ndalim.
Deri më tani, mijëra banorë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre për arsye sigurie. Fatmirësisht, autoritetet raportojnë se nuk ka viktima apo persona të plagosur.
Siçilia ishte goditur edhe më herët nga moti ekstrem, pasi Cikloni “Harry” shkaktoi dëme të mëdha materiale, të vlerësuara në rreth 1 miliard euro, duke e lënë ishullin në një gjendje të brishtë përballë fatkeqësive natyrore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



