Pamje brenda laboratorit të drogës, ‘drejtori i Ramës’ u lajmërua…
Pavarësisht se policia e ka trajtuar si sukses operacionin “Gjurmë 2021” pas të cilit u zbulua e një magazinë e cila shërbente si laborator droge në Kurbin, mësohet se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në ministrinë e Punëve të Brendshme, ka iniciuar një hetim për dekonspirim të aksionit në fjalë.
Kjo pasi zyrtari i lartë në këtë rreth, Edmond Stojani, që mbante postin e drejtorit të Kadastrës, edhe pse po gjurmohej prej kohësh, në momentin e ekzekutimit të operacionit ka mundur që të arratiset.
Edmond Stojani tashmë rezulton i shpallur në kërkim policor, por ngelet mister se nga kush u njoftua ai për urdhër arrestet që u ekzekutuan mbrëmë natën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



