E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pamje dramatike, shembet masivi shkëmbor në Theth (VIDEO)
Lajme

Pamje dramatike, shembet masivi shkëmbor në Theth (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Malësinë e Thethit, ku një masiv shkëmbor është shembur, duke krijuar një pamje dramatike dhe të paprecedentë në këtë zonë alpine.

Pamjet e rrëshqitjes janë publikuar në rrjetet sociale nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili e ka komentuar ngjarjen me fjalët:
“Në Theth shembet mali!”

Shkaku i shembjes ende nuk është bërë i ditur, ndërsa deri tani nuk raportohen dëme në njerëz apo në banesa, pasi rrëshqitja ndodhi në një zonë të largët nga vendbanimet.

Banorët dhe vizitorët e zonës janë tronditur nga ajo që ndodhi, ndërsa autoritetet pritet të japin një reagim zyrtar për situatën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.