E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pamje skandaloze, Dibra “pushtohet” nga plehrat, banori ther lopën në mes të rrugës: Bora na ka bllokuar…
Lajme

Pamje skandaloze, Dibra “pushtohet” nga plehrat, banori ther lopën në mes të rrugës: Bora na ka bllokuar…

Situatë e pazakontë në qarkun e Dibrës për shkak të motit të ftohtë dhe dëborës që ka pushtuar rrugët dhe ka bllokuar disa fshatra.

Por ajo që e bën më të pazakontë situatën është prania e plehrave. Mjetet e pastrimit nuk kanë mundur të kryejnë detyrën dhe mbeturinat janë përhapur në të gjithë lagjet e Peshkopisë. Gazetari Enver Doçi ka siguruar imazhet e kësaj situate për “BalkanWeb”

Ndërkohë një banor i Çidhnës së Njësisë Administrative Arras në pamundësi për dërgimin e lopës drejt thertoreve të qytetit të Lezhës, sipas urdhrit të AKU-së, është detyruar ta therë atë në mes të rrugës, në borë.

Gazetari Doçi raportoi për “BalkanWeb” se banori duhet ta dërgonte në thertore sipas marrëveshjes, por për shkak të rrugëve të bllokuara nuk ka mundur ta transportojë. Ai nuk ka pasur as bazë ushqimore dhe është detyruar ta therë në mes të borës./ Burimi:Balkanweb

plehrat-ne-Diber-4-770x433plehrat-ne-Diber-3

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.