E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pamje të reja! Momenti kur policia ndjek me vrap Learin që po ecte në këmbë duke folur në telefon
Publik News

Pamje të reja! Momenti kur policia ndjek me vrap Learin që po ecte në këmbë duke folur në telefon

Të tjera pamje janë publikuar pak çaste para vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurti në duart e Policisë së Komisariatit nr.3 në kryeqytet.

Në pamjet e mëposhtme mund të shihni se Leari ka qenë duke ecur në këmbë e duke folur me telefon kur policia ka qenë duke patrulluar në rrugën “Riza Çuka” në zonën e Laprakës.

Policia i është vënë nga pas Learit dhe dy policë kanë zbritur nga makina e patrullës dhe e kanë ndjekur përrreth 200 metra.

Lear Kurti është neutralizuar në zonë e Don Boskos para një marketi dhe pavarësisht gjendjes së tij të rënduar është arrestuar dhe dërguar në Komisariat. Por kur efektivët e Policisë kanë vënë re se gjendja e tij ishte rënduar e kanë transportuar me makinë në spitali dhe aty është deklaruar i vdekur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.