Pamje të RËNDA/ Humb jetën foshnja 5 muajshe, i ra sipër një burrë që u hodh nga pallati për t’u vetëvrarë.
Një foshnje 5 muajshe ka ndërruar jetë pasi një burrë që donte të vetëvritej u hodh nga kati i 17 i një pallati duke rënë mbi karrocën e bebit.
Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin jug-perëndimor të Voronezh, në Rusi dhe u kap nga një kamera mbikëqyrëse në rrugë.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë ngjarjen kur nëna po shtynte karrocën, në momentin që burri ka rënë mbi karrocë duke e bërë copash.
“Njeriu që ra mbi karrocën e foshnjës vdiq, bebi vdiq në ambulancën që po transportohej”,- ka thënë një dëshmitar.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



