PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur mjeti përplas këmbësoren
Një aksident i rëndë ka shkaktuar vdekjen e 50-vjeçares Lefteri Binjaku pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik.
Një makinë tip “Opel” i cili udhëtonte me shpejtësi ka përplasur 50-vjeçaren teksa kalonte rrugën, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Panorama.al ka siguruar pamjet nga momenti i aksidentit të frikshëm. Siç shihet në video, 50-vjeçarja po kalon rrugën, teksa makina e ka goditur duke e ngritur në ajër.
Pavarësisht se tentoi të manovronte, drejtuesi i mjetit, 36-vjeçari me iniciale E.M. nuk ka mundur të evitojë Lefteri Binjakun.
Menjëherë pas aksidentit, i riu është larguar nga vendngjarja. Pas disa minutash, policia bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit. Rezultoi se i riu e kishte fshehur automjetin e tij në garazhin e një banese.
Njoftimi i policisë:
“Falë ndjekjes nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, Policisë Rrugore të DVP Elbasan, Forcave të Posaçme “Shqiponja” dhe Njësisë Operacionale është bërë e mundur kapja e drejtuesit të mjetit, shtetasit E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, i cili ndodhet në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Mjeti tip “Opel” është sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, tha Policia.
https://youtu.be/TMxBNcskT6o
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



