Pamjet e frikshme nga kamerat e sigurisë, si ndodhi aksidenti në Vlorë me dy të plagosur
Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në lagjen “10 Korriku” në Vlorë. Mësohet se një automjet është përplasur me pemën dhe koshin e mbetjeve duke u kthyer përmbys.
Dy personat që gjendeshin në makinë janë dërguar në spital për të marrë kujdes shëndetësor.
Sipas informacioneve të para të policisë, dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit.
VIDEO
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



