E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pamjet shokuese nga Pediatria në QSUT, i ngjajnë shëndetësisë në Gaza
Lajme

Pamjet shokuese nga Pediatria në QSUT, i ngjajnë shëndetësisë në Gaza

Këto janë  pamjet skandaloze  nga Spitali Pediatrik, njohur si spitali i fëmijëve në QSUT, janë prova e shëmtisë, degradimit të shëndetësisë, mashtrimit të qeverisë dhe vjedhjes së fondeve shtetërore, nëpërmjet tenderëve të bërë në letra e të pa investuara realisht në këtë spital.

Foto-Fakte/ Jo, nuk është në Gaza; është Pediatria

Holli dhe dhomat e pritjes, vizitave, shtrimit e trajtimit të fëmijëve dhe prindërve që i shoqërojnë, janë akoma me pllakat, pajisjet, mobiliet, stativët e serumeve dhe krevatët e ndryshkur të para vitit 2013, ndërsa kryeministri Edi Rama, publikon pamje “3D” me gjoja investime e kushte moderne.

Në Spitalin Pediatrik, përveç zyrave e tualeteve të personelit, dhomat e pacientëve janë me lagështirë e gjithë myk tamam si depot e braktisura, më saktë si spitalet në Gaza e Kandahar.

Ndërsa tualetet për shërbimin e përbashkët higjenik të fëmijëve e prindërve, janë të “qelbura”, pa ujë e pa energji, madje disa janë jashtë funksionit, me shënimin mbi dyer: “Mos përdorni banjon”.

Tavolinat e dollapët e pajisjeve mjekësore, janë të vjetruara e të kalbura, dritaret janë të shqyera  e disa pa xhama, ndërsa në hollin e spitalit nuk ka as stola ku të ulen prindërit  e fëmijët dhe mungon higjiena totale, që tregon për gjendje të mjerueshme e të turpshme.

Para 11 vitesh, Edi Rama premtoi shëndetësi falas e moderne, por ka lënë në kushtet e mizerjes   dhe spitalin e fëmijëve në QSUT, megjithëse janë paguar miliona Euro për rikonstruksion e pajisje.

Në tetor 2016, kryeministri Edi Rama, propagandoi me bujë investimin 5.3 milionë Euro në spitalin e fëmijëve, por nuk ndryshoi asgjë, sepse ministri Ilir Beqja dhe Drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu që bënë tenderin dhe privatët, i vodhën e firmosën letrat.

Në mars 2018, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Drejtori i QSUT, Enkelejdi Joti, bënë tenderin 4.6 milionë Euro për rikostruksionin dhe pajisjen e Pediatrisë, por u veprua si me tenderin 5.3 milionë në muajin tetor 2016.

Foto-Fakte/ Jo, nuk është në Gaza; është Pediatria

Më 6 janar 2022, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kamerat e televizioneve, inauguroi rikonstruksionin dhe pajisjen e Spitalit Pedriatik, me vlerë investimi 15 milionë Euro, duke thënë:

– Pediatria e re në QSUT, tani e në vazhdim është moderne për kujdesin shëndetësor të fëmijëve, duke krijuar ambientet plotësisht të transformuara, për 3 shërbime të rëndësishme: urgjenca, reanimacioni dhe 4 salla të reja operacionesh pediatrike.

Ky investim i ri, nuk është thjesht godinë e mjedise të reja, por modernizim i shërbimit mjekësor me standarde si në vendet e zhvilluara, për kujdesin cilësor ndaj shëndetit të fëmijëve; është shëmbëlltyrë e vizionit tonë për shërbimin pediatrik që duam”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.