sh-deputetja e PD-se, Orjola Pampuri ka bërë thirrje që të nisë shpërndarja e pensioneve të të moshuarve në shtëpi, duke theksuar se ndonëse ata janë shtresa me e rrezikuar vijojnë të grubullohen nëpër sportele.
Sakaq Pampuri ndërsa akuzon qeverinë për propagandë kërkon që të bëhet edhe furnizimi me ushqime dhe ilaçe për të moshuarit që jetojnë vetëm apo i të pamundurve për shkaqe invaliditeti.
Reagimi i Pampurit:
Thirrja e trishtueshme e pensionistëve sot, duhet të jetë këmbanë alarmi për çdo Qeveri të përgjegjshme. Ato janë shtresa më e rrezikuar nga përhapja e virusit COVID-19.
Partia Demokratike bën thirrje që pa asnjë vonesë të nisë shpërndarja e pagesës së pensionit në shtëpi për çdo pensionist, si dhe furnizimi me ushqime dhe ilaçe të të moshuarve që jetojnë vetëm apo të të pamundurve për shkaqe invaliditeti dhe janë më të rrezikuarit nëse dalin në rrugë.
Situata kërkon masa dhe veprime të menjëhershme. Në këtë kohe krize, fjalët e bukura të Qeverisë nuk mjaftojnë. Propaganda në kohë krize, nuk ndihmon, por mund të kushtojë jetë.
Media edhe sot ka dokumentuar se realiteti përballë fjalëve të Qeverisë nuk përputhen!



