E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pampuri thirrje Apelit: Të trajtohet me prioritet
Lajme

Pampuri thirrje Apelit: Të trajtohet me prioritet

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri, ka reaguar pas caktimit të trupës gjykuese, që do të shqyrtojë çështjen e vulës në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Pampuri i bën thirrje gjyqtarëve ta trajtojnë çështjen me prioritet dhe profesionalizëm. Deputetja e PD-së thekson se është koha të marrë fund mbajtja peng e partisë për interesa personale.

Kujtojmë se gjyqtarët që do të shqyrtojnë çështjen janë Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro.

“Pas hedhjes së shortit dhe përcaktimit të trupës gjykuese që do të shqyrtojë në themel çështjen e PD-së, ne i kërkojmë Magjistratëve të Apelit që ta trajtojnë atë me prioritet dhe me profesionalizëm, si interes për demokracinë dhe vendin dhe jo thjesht si një çështje të brendshme partiake.

Pas më shumë se dy vitesh zvarritjesh të pakuptimta dhe duke qenë se jemi një vit para zgjedhjeve të përgjithshme, është koha që ky diskutim të marrë fund dhe që Partia Demokratike të vijojë misionin e saj për t’u shndërruar në shpresën që presin shqiptarët.

Koha kur për interesat personale kërkohet të mbahen peng një parti politike duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Dhënia fund e diskutimit të statusit të saj do ta çlirojë PD nga pengmarrja dhe nga përdorimi për interesa vetjake, dhe do ti japë mundësi të jetë alternativa e duhur për njerëzit”, tha Pampuri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.