E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Panariti ngre alarmin: Rezervuaret po çahen, do të shkaktohet tragjedi!
Lajme

Panariti ngre alarmin: Rezervuaret po çahen, do të shkaktohet tragjedi!

Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka bërë një deklaratë mjaft alarmante.

Panariti u shpreh se rezervuaret në vendin tonë, rrezikojnë të çahen, gjë që do të shkaktonte një tragjedi shumë të rëndë.

“Jemi përballë një rreziku shumë të madh dhe konkret. Një rezervuar në mënyrë ciklike, duhet zbrazur, duhet thelluar. Rezervuarët kanë kaluar në administrimin ë bashkive. Një kryetar bashkie nuk e ka prioritet. Shiko cfarë po ndodh, po çahen rezervuaret. Ka një sërë rezervuaret që janë në prag shpërthimi, do krijojnë cuname të vërteta. Kërkohet komision që të investigojë këtë gjendje të rezervuara. Mund të shkaktohet tragjedi e vërtetë. Rezervuerët nuk vadisin më, sepse nuk ka më bujqësi. Duhet urgjentisht një komision që të investigojë”

Panariti u shpreh se gabimi i madh është që rezervuarit tani janë nën administrimin e bashkive, të cilat nuk i kanë prioritet.

“Ministria e Bujqësisë nuk i ka më nën mbikqyrje këto, i kanë kaluar bashkive. Por bashkitë, janë të fokusuar në gjëra të tjera. Nuk e kanë mëndjen cfarë ndodh 20-30 kilometra. Këto basene, janë asete kombëtare, nuk mund të administrohen nga një bashki” u shpreh ish ministri Panariti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.