Panariti: Po rritet rreziku i trafikut të drogës, anijet e peshkimit nuk gjurmohen
Ish-Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka vënë alarmin për rritjen e rrezikut të trafikut të drogës nga deti pasi anijet e flotës së peshkimit nuk gjurmohen, nuk mund të gjurmohen.
“Nuk ka smartphone dhe automjet të dekadës së fundit, – shprehet Panariti, – që nuk gjurmohet dhe identifikohet në çdo çast për pozicionin e tij kudo në botë, me përjashtim të anijeve të flotës sonë të peshkimit. Ka më shumë se 9 muaj që mungon sinjali GIS i sistemit Bluebox në anijet tona të peshkimit për shkak të mospagesës së kontraktorit. Çfare po ndodh? Cilat janë pasojat?
Së pari, po cenohet rëndë siguria kombëtare, sepse rritet rreziku i trafiqeve të paligjshme përfshirë dhe ai i narkotikëve, me mjete të cilat nuk gjurmohen dhe zbulohen.
Së dyti, evazion i rëndë fiskal nga mungesa e raportimit të veprimtarisë ekonomike të peshkimit dhe cenim i rëndë i statistikave të sektorit duke na vendosur në disavantazh të thellë në negociatat dhe financimet nga Bashkimi Evropian.
Mos harroni që jemi ndër vendet e para që përkrah Shteteve te Bashkuara, nënshkruan dhe ratifikuam marreveshjen e masave portuale për ndalimin e peshkimit dhe trafiqeve të paligjshme dhe partnerët tane strategjike presin rezultate dhe jo fjalë.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



