E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pandeli Majko: Politika të ndryshojë pak lëkurë
Publik News

Pandeli Majko: Politika të ndryshojë pak lëkurë

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko përsëriti ftesën e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim me opoziën, teksa theksoi se ajo nuk bëhet thjeshtë për një fotografi.

 

 

 

pandeli majko

Në një prononcim për mediat pas konferencës “Itali dhe Shqipëri, një portë e hapur në Ballkan”, ministri Majko shprehet se në kushtet kur vendi ka pësuar tre tërmete brenda një viti është e nevojshme që politika të ndryshojë pak lëkurë, kjo për njerëzit e traumatizuar, më së shumti.

Gjithashtu Majko tha me bindje se pas tërmetit të 26 nëntorit, ajo që po bën qeveria nuk është gjëja më e zgjuar, por ajo po bën atë që mundet edhe përtej mundësive të veta financiare.

“Nuk mendoj të them që ajo që po bën qeveria është gjëja më e zgjuar që mund të bëhet në këto momente, por një gjë e them me bindje, qeveria po bën atë që mundet. Nuk bëhet thjesht për të realizuar një fotografi. Është shumë e rëndësishme edhe për njerëzit e traumatizuar që të gjitha palët sipas parimit shumë mendje janë më shumë sesa disa mendje.

Prandaj në këto kushte kur Shqipërinë e kanë goditur tre tërmete brenda një viti është e nevojshme që politika të ndryshojë pak lëkurë nëse ka mundësi. Nuk bëhet fjalë për një histori që do mbyllet brenda disa muajve do të duhet një kohë relativisht e gjatë. Do të duhen shpenzime shumë të mëdha për të tejkaluar dëmet e tre tërmeteve”, u shpreh Majko.

Konferenca “Itali dhe Shqipëri, një portë e hapur në Ballkan” nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave tërmetit në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.