Pandi me rekorde që herët në aktivitetin e ‘blerjes’ së votave
Pandeli Majko gjendet në mes të ciklonit të akuzave të opozitës si ‘kriminel’ elektoral kur drejtonte Qarkun e Kukësit.
Akuza u bë nga kreu i opozitës, i cili deklaroi se Majko ka dalë në përgjimet e SHISH të bëra më leje nga gjykata.
Sigurisht që Pandi i ka mohuar akuzat dhe ka bërë një mizanskenë teatrale duke i kërkuar Elisës të pyesë SHISH, por gjithë kjo lëvizje e Pandit bëhet sepse ai, edhe pse është zhveshur nga Rama, nga detyrat politike, përsëri ka mbrojtjen e tij për të mos patur përgjegjësi penale, pasi drejtësia e re, ka urdhër nga kryeministri që mos të prekë asnjë kriminel të vlefshëm elektoral të Edi Ramës. Rasti më flagrant është Taulant Balla i cili është kapur në përgjime duke garantuar bandat e Elbasanit në këmbim të votave.
Mirëpo, aktiviteti i Pandit si kriminel elektoral, i cili kërkon të hiqet si burrë i urtë pse ka thinja, nuk qenka gjë e re.
Adrian Sulo, në një status në FB tregon një histori për të cilën thekson se jam dëshmitarë (shait) vetë të një rasti kur Pandi Majko ka marrë në telefon dekanin ose rektorin e Universitetit të Elbasanit dhe i thotë, na kalo filanin se humbasim 50 vota këtu tek njësia 5 në bllok.
“Padyshim që u skandalizova, Jo se ishte ndonjë gjë e pa dëgjuar po t’a thoshte shoku Pandi…një ish kryeministër????”,- shkruan Sulo.
Postimi i plotë:
Se ku më vodhi veshi dje që Berisha ka akuzuar shokun Pandi për blerje votash.
Berisha ka informacione në fakt po helbete edhe e gënjejnë ndonjëherë.Kjo që do t’ju them është e sigurt si buka që ha…kam qënë vetë shahit dhe e kam parë me zë e me figurë.
Mer në telefon shoku Pandi dekanin a rektorin e Universitetit të Elbasanit dhe i thotë na kalo filanin se humbasim 50 vota këtu tek njësia 5 në bllok.
Padyshim që u skandalizova, Jo se ishte ndonjë gjë e pa dëgjuar po t’a thoshte shoku Pandi…një ish kryeministër????
Dhe t’a mendosh që shoku Pandi ishte më i miri ndër Specialistët.(Socialistët)
Mbaj mend që shokut Pandi nuk i pëlqenin këto fushatat me lek se ishte dhe kurnac në fakt .(E kam nga burime të sigurta që qesen e mban e shoqja)
E megjithatë shoku Pandi i kishte nja 5 meleona euro në Qipro…gjëra të vogla.Të tjerët kanë ku e ku më shumë.
Ky është shoku Pandi…më i miri socialist i konvertuar në rilindas……më thoni a nuk duhen marë armët në këtë vend???
Shënim:Ke 5 milionë euro në Qipro ja përmendi Anastas Angjeli në parlament

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



