E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pantone, ngjyrat në modë të pranverës
Publik News

Pantone, ngjyrat në modë të pranverës

Dimri është drejt fundit dhe vitrinat e dyqaneve kanë nisur të treogjnë të rejat e stinës pranverë-verë 2018.

Shoqëria Pantone, lider në certifikimin e ngjyrave, ka nxjerrë ngjyrat në modë, siç janë propozuar nga stilistët në javët e modës ndërkombëtare. Përveç UltaVioleta, ngjyra e vitit, do të kemi dhe Lime pinch, një e verdhë energjitike fosforeshente, tonet e të kuqes delikate si Pink Lavender apo një kafe çokollatë të mrekullueshme si Emperador.

Edhe këtë vit skuadra e Pantone Color Institute ka stiluar Pantone Fashion Color Trend Report, me tonalitetet kryesore që do të vendosin modën e stinës së ardhshme. Paleta e pranverë-verë 2018 sjell disa baza klasike që alternohen me tonalitete më vitale, sipas gjendjes shpirtërore të kujtdo, për të shprehur energjinë, efikasitetin dhe qetësinë.

Pra, ngjyrat e pranverës do të jenë e kuqja pjeshkë, me emrin Boolming Dahlia, lejlaja Pink Lavender, më intensivja Spring Crocus dhe e kuqja e sofistikuar Almos Mauve, shumë femërore.

Kush adhuron ngjyrat e buta me pak shkëlqim mund të përdorë Little Boy Blue, një tonalitet të shndritshëm që sjell pastërtinë e qiellit, apo jeshilja Arcafia, e freskët. Ata që adhurojnë ngjyrat e shndritshme dhe vitale do të pëlqejnë ngjyrat Cherry Tomato, dhe dy tonalitete të forta të të verdhës, Meadowlark, dhe Lime Punch. Dhe në fund, ngjyra kafe çokollatë, joshëse dhe e rafinuar e quajtur Emperador.

 
 
 
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.