Panucci rikthehet të flasë për Shqipërinë: Ja si ishte marrëdhënia ime me lojtarët dhe me Dukën
Ai është rikthyer të flasë për këtë aventurë në krye të përfaqësueses kuqezi.
Kur mbërrita në Shqipëri dhe mora drejtimin, skuadra ishte e katërta në grupin kualifikues për Kupën e Botës 2018, në fund përfunduam në vendin e tretë. Shqipëria është një vend i komplikuar. Nëse pas vitit 2016 kishte një pankinë të vështirë në Europë, ajo ishte e Shqipërisë. Vinte nga një Europian që luajti për herë të parë dhe të pranoja ta trajnoja ishte një gjysmë vetëvrasje, sepse ishte vështirë të arrija ta kualifikoja sërish. Por, kam qenë i lumtur, ishte një eksperiencë fantastike, kisha një marrëdhënie shumë të mirë me djemtë. Presidenti i FSHF-së, ka bërë deklarata të këqija ndaj meje, por kur isha aty ai nuk ndërhynte në asgjë. Më la të punoja”, shprehet Panucci.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



