Panuçi shkarkimi i sigurtë vetëm çështje kohe
Prapaskenat e divorcit, Duka dhe Panuçi do negociojnë 140 mijë euro
“Nuk kam pse tërhiqem. Nëse Duka nuk ka më besim tek unë, atëherë jam i gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë”, tha dje Panuçi në konferencën për shtyp pas ndeshjes. Është çështje parash, thjesht çështje parash. Italiani që ka luajtur me Realin, Milanin dhe Interin, e di mirë kur një skuadër të ndjek dhe kur ajo të braktis. Panuçi është praktikisht i ikur. Vendimi mund të merret që sot, por mund të shtyhet pas ndeshjes kundër Uellsit. Panuçi ka një kontratë afro 280 mijë euro në edicion, pra në dy vite. Deri tani ai ka marrë pothuajse gjysmën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



