E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Papa Françesku bën thirrje: Jo prioritet më të pasurit, vaksina t’u ofrohet të varfërve
Publik News

Papa Françesku bën thirrje: Jo prioritet më të pasurit, vaksina t’u ofrohet të varfërve

Papa Françesku ka reaguar në lidhje me “luftën” që po bëhet për të shpikur një vaksinë kundër Covid.

Ai ka deklaruar se nuk duhet të jenë prioritet të pasurit, por vaksina t’u ofrohet njerëzve më të varfër në botë.

“Sa e trishtueshme do të ishte nëse një vaksinë për Covid-19 do të bëhej prioritet për më të pasurit. Do të ishte e trishtueshme nëse vaksina do të bëhej pronë e disa kombeve dhe jo universale për të gjithë.

Në një anë është shumë e domosdoshme që të gjejmë një kurë për këtë virus të vogël, por të tmerrshëm, që e ka gjunjëzuar të gjithë botën.

Nga ana tjetër, ne duhet të gjejmë një kurë për një virus të madh, atë të padrejtësive sociale, pabarazisë në mundësi, margjinalizimin dhe mungesën e mbrojtjes për më të dobëtit”, tha Papa..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.