E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Papa Françesku mesazh  për Krishtlindje: Të kujdesemi për të tjerët, falni sa më shumë mirësi!
Lajme

Papa Françesku mesazh për Krishtlindje: Të kujdesemi për të tjerët, falni sa më shumë mirësi!

 “Duhet të kujdesemi për të tjerët me dashamirësi”, kështu është shprehur Papa Françesku ndërsa ka uruar besimtarët për Krishtlindje.

“Të veprojmë me mirësi dhe dashur. Pa dhunë dhe pa cënuar lirinë. Mirësia e Zotit është ajo që ne duhet të përçojmë mes miqve, mes të dashurve, bashkëshortëve, prindërve, fëmijëve. Të jemi delikatë, të respektueshëm, të kujdesshëm me të tjerët. Në këto ditë duhet të mblidhemi nëpër kisha, të bëhemi bashkë në shtëpi, me të afërm apo miq që nuk I kemi parë prej kohësh, të dëgjojmë dhe vizitojmë njëri-tjetrin”, tha në mesazhin e tij Papa Françesku.

Gjithashtu ai bëri thirrje edhe që lufta në botë të marrë fund.

“Ne jemi pranë vëllezërve dhe motrave tona që vuajnë nga lufta, mendojmë për Palestinën, Izraelin, Ukrainën. Ne mendojmë gjithashtu për ata që vuajnë nga varfëria, uria, skllavëria”, përfundoi Papa Françesku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.