Paqsor Buzi dhe Gjikuria bashkohen dhe përlajnë 8 MLN euro
Paqsor Buzi është bashkuar me Milo Gjikurinë për të zhvatut paratë e taksapaguesëve shqiptarë. Paqsor Buzi është dhe Milo Gjikuria kanë vjedhur plot 8 milionë euro nga paratë e shqiptarëve.

Kjo ka ndodhur nëpërmjet një tenderi që mban numrin e referencës REF-85619-10-27-2023 dhe ka si objekt “Furnizimi me ujë të zonave bregdetare Zonat e Investimit Strategjik Draleos Drimadhes dhe Dhërmi Faza e Parë”.

Nga një hulumtim i dokumentacionit përkatës të këtij tenderi vihet re se kanë marrë pjesë 3 kompani. Nga këto, njëra ka ofruar gati 700 mijë euro përfshirë TVSH, më pak sesa oferta e oligarkëve Gjikuria dhe Buzi.

Por për habi ky fakt nuk është marrë në asnjë mënyrë parasysh nga ana e autoritetit kontraktor që në rastin konkret është Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve. Ky institucion i drejtuar nga Klevis Jahaj, pavarësisht se dikush tjetër ka ofruar një shifër kolosale prej 700 mijë euro më pak, i ka dhënë trofeun e fituesit bashkimit të operatorëve “GJIKURIA” dhe “G.P.G. COMPANY”.

Oferta e tyre është në vlerën 679,999,985 lekë të reja pa TVSH ose rreth 8 milionë euro përfshirë TVSH. Dyshimet se kemi të bëjmë me fitues të paracaktuar shtohen më shumë kur shohim se oferta e shpallur fituese është sa 91.4% e fondit limit të tenderit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



