Paqsor Buzi merr 1.1 miliardë të tjera, OFROI vlerën më të lartë
Bëhet fjalë për mjeshtrin e tenderave Paqsor Buzi që merr milliarda duke patur mbështetjen në shpërdorimin e tenderave nga Blendian Dalipi i OSSH.

Shpesh keni parë ankesat e qytetarëve në faqen tonë që sa herë ka kohë me shi, ikin dritat. E pra, në vend që të investojë për përmirësimin e shpërndarjes së energjisë elektrike në banesat e qytetarëve, Blendian Dalipi e ka mendjen si të vjedhë e të shpërdorojë fondet e buxhetit të shtetit.

Administratori i OSSH-së, ka organizuar tenderin abuziv të radhës që mban numrin e referencës REF-91214-12-15-2023 dhe objekt “Ndërtimi i 12 Kabinave të reja shtyllore dhe linjat përkatëse TM në Fiderin F4 të N/Stacionit 35/6 kV Ndroq si dhe linjave TU me kabëll ABC i 18 kabinave”.
Ky tender ka si fond limit shifrën prej 95,856,562 lekë të reja pa TVSH ose gati 1.1 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Po ku qëndron vjedhja e radhës? Nëse shfletojme dokumentacionin e kësaj procedure vëmë re se kanë marrë pjesë në të vetëm 2 kompani.

Nga këto, ka fituar ajo me ofertën më të lartë, që “rastësisht” është kompania “G.P.G. COMPANY” e Paqsor Buzit. Pavarësisht se Paqsor Buzi ka ofruar rreth 63 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH më tepër se firma tjetër garuese, është shpallur fitues nga Blendian Dalipi.
Kështu, Buzi ka fituar me vlerën 92,911,277 lekë të reja pa TVSH ose gati 1.1 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Kjo vlerë ndërkohë është sa 97% e fondit limit, duke lënë të kuptohet qartë se sa i madh është abuzimi në këtë tender.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



