E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Para të padeklaruara, sekuestrohen mbi 30 mijë paund në Portin e Durrësit
Lajme

Para të padeklaruara, sekuestrohen mbi 30 mijë paund në Portin e Durrësit

Policia kufitare e Durrësit ka bllokuar dhe sekuestruar në port këtë të premte në dy raste, mbi 30 mijë paund. Sipas policisë, fillimisht, nga kontrolli në mjetin tip “Audi” që drejtohej nga 38-vjeçari me inicialet N.M., në çantë ju gjetën e bllokuan  një sasi paundësh që nuk i kishte deklaruar.

1492411031porti-durres-3

 

 

Edhe rasti i dytë u regjistrua po dy ditë më parë, ku personave me inicialet B.M. dhe F.Gj. 32 vjeçe e 41 vjeç, iu bllokuan sërish një sasi paundësh të padeklaruara.

Policia kufitare nuk jep detaje për shumën që është gjetur dhe sekuestruar, por burime për pohojnë se bëhet fjalë për mbi 30 mijë paund që janë bllokuar, rreth 15 mijë në rastin e parë dhe 17 në të dytin.

Rreth një muaj më parë, në Portin e Durrësit u sekuestruan rreth 3.4 milionë euro të padeklaruara në dy makina “Toyota”. Katër persona u arrestuan lidhur me ngjarjen e më pas u lanë në “arrest me burg” nga gjykata. Ndërsa dy të tjerë, të dyshuar si personat ku do shkonin paratë, janë ende në kërkim policor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.