E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paradoksi i deputetëve shqiptarë:
Lajme

Paradoksi i deputetëve shqiptarë:

Të parët në Europë për pagat, të fundit për përgjegjësinë

Irena Beqiraj

Deputetët e Partisë Socialiste, të cilët e përdorin integrimin në BE si një arratisje nga detyrimi për t’u përballur me çështjet për të cilat taksapaguesit janë sot në shesh, janë prova më e fortë se ata nuk e konsiderojnë veten të mandatuar nga populli, por punonjës me mëditje të kryetarit të partisë, në këmbim të një rroge të mirë.

Dhe rroga e tyre nuk është aspak e keqe. Madje, mund të themi se është e para që ka hyrë në Europë.

Një komentues më bëri dje një pyetje interesante: sa herë më e madhe se paga minimale e një taksapaguesi është paga e deputetit Erion Braçe? Po kolegët e tij europianë, sa herë më shumë se paga minimale paguhen?

Të dhënat tregojnë se:

 Deputeti shqiptar paguhet 6.1 herë më shumë se paga minimale;

 Deputeti gjerman paguhet 6 herë më shumë se paga minimale;

 Deputeti anglez paguhet 6 herë më shumë se paga minimale;

 Deputeti polak paguhet 5.8 herë më shumë se paga minimale;

 Deputeti sllovak paguhet 5.6 herë më shumë se paga minimale;

 Deputeti irlandez paguhet 5 herë më shumë se paga minimale;

 Deputeti belg paguhet 5 herë më shumë se paga minimale;

 Deputeti francez paguhet 5 herë më shumë se paga minimale;

 Deputeti holandez paguhet 5 herë më shumë se paga minimale;

 Deputeti slloven paguhet 4.3 herë më shumë se paga minimale;

 Deputeti spanjoll paguhet 3.7 herë më shumë se paga minimale;

 Deputeti luksemburgas paguhet 3.4 herë më shumë se paga minimale;

 Deputeti maltez paguhet 2.4 herë më shumë se paga minimale.

Ndoshta pikërisht sepse paguhet më shumë në raport me pagën minimale të taksapaguesit sesa kolegët e tij në shumë vende të zhvilluara të Europës, deputeti apo deputetja socialiste “që s’duam” nuk shqetësohet që mazhoranca e trajton korrupsionin si një program besnikërie dhe vandalizmin ligjor si një ushtrim force.

Sa keq.

Njerëzit që, falë pagave të tyre, janë tashmë në Europë, do të largohen nga kjo botë pa lënë gjurmë si figura publike të fuqishme. Ata nuk e kuptuan se fuqia e vërtetë nuk qëndron te artikulimi i parimeve, por te mishërimi i tyre. Në fund të fundit, askush nuk e respekton një prift shkelës kurore që predikon besnikërinë martesore në kishë.

Mëkat i madh që nuk e dinë se historia nuk do ta rezervojë gjykimin e saj më të ashpër për figurën më të dëmshme socialiste të këtyre 21 viteve të fundit. Ajo, si gjithmonë, do të dënojë më rëndë ata që kishin fuqinë për të ndërhyrë, për të mos heshtur, për t’u distancuar nga e keqja, por zgjodhën të mos e bënin.

Uroj që t’u ketë vlejtur rroga!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.