E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PARADOKSI/ PO VIDHTE  MILIONA EURO TE UNAZA, GENER 2 PADIT QEVERINË PËR THUMANË-KASHAR
Politikë

PARADOKSI/ PO VIDHTE MILIONA EURO TE UNAZA, GENER 2 PADIT QEVERINË PËR THUMANË-KASHAR

Biznesmeni Bashkim Ulaj me kryeministrin Edi Eama

Gener 2, kompania e biznesmenit Bashkim Ulaj, e përfshirë në tentativën e vjedhjes së 18 milion eurove në projektin e Unazës së Re, padit qeverinë.

Kompania e Ulajt ka paditur qeverinë për koncensionin Thumanë-Kashar pasi ministrja Balluku ka urdhëruar anulimin e tenderit të fituar nga Gener 2.

Por në fakt ajo që nuk shkon në këtë histori është se duhet të ishte Qeveria Shqiptare ajo që duhet të padiste kompaninë e Bashkim Ulajt, pra krejt e kundërta.

Mesa duket Gener 2 jo vetëm që vijon aktivitetin por i kërkon shtetit anullimin dhe shfuqizimin e urdhërit nr. 42 dhe vijimin e procedurës për dhënien me koncesion të aksit Thumanë-Kashar pasi projekti është realizuar nga ata.

Sipas argumetave të kompanisë së Bashkim Ulajt, qeveria nuk mund ta koncesionojë me kompani tjetër projektin pasi shkelet pronësia intelektuale, ndërkohë që vetë Gener 2, si asnjëherë më parë, ka falsifikuar firmën e sekretarit të Shtetit të Delaware në SHBA, me qëllim përfitimin e miliona eurove, duke u fshehur pas kompanisë fantazmë DH Albania.

Megjithëse kanë kaluar muaj, jo vetëm që askush nuk është vënë përpara përgjegjësisë së këtij falsifikimi e mashtrimi por tashmë as nuk flitet më për këtë.

Edhe Partia Demokratike e cila ishte e para që denoncoi këtë skandal, së fundmi as nuk e ka artikuluar më dhe është mjaftuar me largimin e Damian Gjiknurit e Afrim Qendros, mesa duket të vetmit ‘kurban’ nga kjo histori mashtrimi me vlerë 18 mln euro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.