Paradoksi/ Rubineti nxjerr ajër, sahati mat ujë (video)
Një ndër tematikat e diskutuara mbrëmjen e sotme në emisionin investigativ “STOP” ishte rritja e çmimit të ujit.
Ditën e djeshme u vendos rritja e çmimit të ujit me 44% për konsumatorët, edhe pse shërbimi i furnizimit me ujë mungon, ose është tejet i mangët.
Prej 1 Janarit të vitit 2018 kryeqytetasit do të paguajnë më shumë për ujin e pijshëm që vjen nga rrjeti i ujësjellësit. Nga 45 lekë për metër kub, çmimi shkon në 65 lek për metër kub.
Vendimi për ndryshimin e çmimit është marrë nga Enti Rregullator i Furnizimit me Ujë, pas kërkesës së paraqitur nga Bashkia e Tiranës.
Kërkesa fillestare për rritje të çmimit të ujit dhe përafrimin e tij me shumicën e qyteteve në vend, erdhi nga ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime, të cilët e argumentuan për shkak të nevojave financiare për investime në rrjet.

Në redaksinë e emisionit “STOP” ka mbërritur një video, ku një qytetar denoncon mungesën e ujit në rubinet. Në video shfaqet sahati që lëviz shumë shpejt, edhe pse në rubinet del vetëm ajër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



