E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paralajmërimi: Belinda Balluku do arrestohet para 15 dhjetorit
Lajme

Paralajmërimi: Belinda Balluku do arrestohet para 15 dhjetorit

Një deklaratë e bujshme është bërë nga gazetari Almer Toska, i cili ka paralajmëruar se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku mund të arrestohet para datës 15 dhjetor.

Sipas Toskës, SPAK është në fazat e fundit të hetimeve dhe shumë shpejt pritet që Prokuroria e Posaçme të dërgojë kërkesën zyrtare në Kuvend për heqjen e imunitetit të Ballukut, në mënyrë që ajo të merret e pandehur në një nga dosjet e hapura për abuzime në tendera publikë.

“Unë po ta them ekskluzive. Altin Dumani po negocion, po ndahen pazaret që Balluku të shpëtojë kokën dhe Dumani të marrë benjaminin e tij në krye të BKH, Elton Kërluku. Është pazar që po përflitet në SPAK.

Fleta e arrestit për Belinda Ballukun do të shkojë shumë shpejt në Kuvend. Janë dy dosje që po hetohen: aksi rrugor Ersekë–Korçë dhe Milot–Rrëshen. Balluku, për mua, arrestohet para 15 dhjetorit.

Pse nuk i bllokohet të paktën pasaporta? Ajo po kërkon lobistë në SHBA sepse ka ambicie të hajë kokën e Ramës,” deklaroi Toska në në emisionin “Log.”.

Deklarata e tij vjen në një moment kur emri i Belinda Ballukut është përfshirë në disa çështje të nxehta që po hetohen nga SPAK, përfshirë tenderin e tunelit të Llogarasë, ku ajo përmendet në komunikime me ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi.

Burime nga drejtësia kanë konfirmuar më herët se hetimet për disa projekte infrastrukturore të Ministrisë së Infrastrukturës janë në faza të avancuara, por deri tani asnjë njoftim zyrtar nuk është bërë për një kërkesë ndaj Kuvendit.

Megjithatë, paralajmërimi i Toskës ka shkaktuar jehonë të madhe në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë dhe figura politike kanë reaguar për mundësinë e një tjetër “tronditjeje” në kupolën e qeverisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.