E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paralajmërimi i fortë i Gjiknurit: Keni 15 ditë kohë, do hiqen të gjitha…
Lajme

Paralajmërimi i fortë i Gjiknurit: Keni 15 ditë kohë, do hiqen të gjitha…

Ministri i i Energjisë Damian Gjiknuri ka deklaruar nga mbikalimi i Shkozetit se çdo objekt i paligjshëm do të hiqet nga rruga.
Pas një inspektimi në këtë zonë, ai ka folur për një operacion për pastrimin e akseve rrugore kombëtare.

Ministri Gjiknuri u shpreh se do të hiqen njësitë tregtare dhe tabelat e reklamave, si dhe do të zbatohet me rigorozitet përcaktimi i Kodit Rrugor.

“Keni 15 ditë kohë t’i hiqni vullnetarisht, në përfundim të afatit do të ndërhyhet në terren”, është shprehur ministri Gjiknuri.

Gjithashtu ministri bëri me dije se operacioni do të bëhet në disa faza.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.