E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paralajmërimi i fortë i Ramës: Do përjashtohen direkt nga grupi parlamentar i PS-së ata që …
Publik News

Paralajmërimi i fortë i Ramës: Do përjashtohen direkt nga grupi parlamentar i PS-së ata që …

ë mbyllje të prezantimit të paketës kundër KÇK, cilësuar prej tij si organizata kriminale më e rrezikshme në vend, kryeministri Edi Rama, ka kërkuar mbështetje pa kushte nga gjithë deputetet e grupit të vet parlamentar.

Rama-grupi i PS

Në të kundër, sipas Ramës, “Kush nuk e voton këtë paketë është i përjashtuar nga grupi parlamentar i PS”.

 

Rama njoftoi se paralelisht do të ngrihet një njësi speciale kundër korrupsionit, e përqendruar te korrupsioni në sistemin qeverisës.

“Askush nga ne këtu dhe PS nuk mban në kurriz asnjë person që e përdor mandatin apo zyrën për përfitime nga të cilat ai fiton pr humbet e gjithë familja jonë politike”- tha Rama.

Duke folur për njësinë speciale që do të ngrihet Rama theksoi: Kjo njësi do të jetë në formën e TASK FORCE forca e ligjit me përbërje nga gjithë institucionet që nuk janë të koordinuara me njëra tjetrën 30 vjet. Do jetë njësoj si OFL ku bashkëpunimi në terren me partnerët është pjesë, inspektorët e Guardia di Finanza dhe Thesarit Amerikan do jenë pjesë e kësaj njësie”.

***

Njerëzit po vdesin për bukë, por edhe ju si gjithë të tjerët”, Rama u përgjigjet akuzave

Gjate prezantimit te Paketës Speciale AntiKÇK, kryeministri Rama u eshte pergjigjur edhe pyetjeve qe i vinin ne kohe reale nga ndekesit e tij ne Facebook. 

rama-prezantimi-masave-KCK1

“Njerëzit po vdesin për bukë, në spital të lënë të vdesësh po nuk u dhe lekë, prisnim shumë, por edhe ju si gjithë të tjerët”, ishte pyetja e pare qe iu be kryeministrit, i cili i dha kete pergjigje:

Kjo është një tjetër qasje që shpreh një frustrim që nuk është në një kategori të ngushtë, por të gjerë njerëzish dhe që lidhet jo me atë që ishte, por që duhet të jetë dhe me pritshmërinë, por duke qenë se jetojmë në një botë që në tërësi, por edhe në veçantinë e mikrobotës sonë ushqehet me toksina dhe helmohet me lajmin e keq, gënjeshtrën, shpifjen, manipulimin, mbetemi në një pozicion të vështirë në raport me të vërtetën dhe ecurinë objektive të gjërave.

Sot në vend bëhen 60 mijë operacione kirurgjikale dhe në total duke përfshirë edhe mikrokirugjinë shkojmë në 95 mijë në vit, mund të ndodhë që të ketë një dështim, një skandal, dhe krijojnë një atmosferë ku është vërtetë e vështirë që njeriu i zakonshëm që e ndjek jetën nga televizori të racionalizojë këtë raport, por ajo që mund të them se opinioni për mjekësinë, mbetet nga shumica që nuk ka pasur lavdi zotit të marrë shërbim.

Kurse i atyre që marrin shërbim është shumë herë më pozitiv për shkak se e prekin direkt eksperiencën e ndryshimit të madh që ka ndodhur. Nuk është e vërtete që të lënë të vdesësh po nuk dhe lekë kur shkon te mjeku dhe nëse ka një të vërtetë të pamohueshme që në trupën e bluzave të bardha ka të tillë që e njollosin këtë bluzë, e vërteta tjerët është se këta janë pakicë. E them me bindje se e ndjek cdo ditë. Po aq sa e vertete edhe se sa më shumë të bëhet, aq më shumë kërkohet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.