Paralajmërimi i frikshëm i shkencëtares së Universitetit të Oksfordit: Bota rrezikon të përballet edhe me shpërthime të tjera
Mirror” shkruan se Sarah Gilbert beson se përhapja e sëmundjeve nga kafshët është bërë më e mundshme për shkak të stilit të jetës tonë dhe paraqitet e rrezikshme ne te ardhmen ndersa globalizimi evoluon.
Në veçanti, rritja e dendësisë së popullsisë, rritja e udhëtimeve ndërkombëtare dhe shpyllëzimi janë disa prej faktorëve.
Origjina e patogjenit të koronavirusit mbetet ende një mister, mirëpo, shumica e studiuesve besojnë se virusi u shfaq tek lakuriqët para se të kalonte edhe tek njerëzit, përmes gjallesave të tjera.
“Për shkak të mënyrës së jetesës tonë, ka shumë gjasa që të përballemi edhe me shpërthime të tjera në të ardhmen. Dendësia më e madhe e popullsisë, udhëtimet e shpeshta dhe shpyllëzimi – të gjitha këto kanë gjasa të shkaktojnë sëmundje të tjera”- tha Gilbert.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



