Paralajmërimi i frikshëm: Më 30 Dhjetor do ndryshohet Kushtetuta
Një ditë pas protestës së opozitës para Kryeministrisë, përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe të Partisë Socialiste janë rikthyer sot në tryezën e bisedimeve për të vijuar diskutimet mbi Reformën Zgjedhore.
Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh se, sipas tij, kryetarët Berisha dhe Rama po punojnë drejt hartimit të një Kodi të ri Zgjedhor, i cili do të kufizonte hyrjen e forcave të reja politike në procesin elektoral. Ai paralajmëroi gjithashtu se ndryshimet mund të shtrihen deri te Kushtetuta.
“Jam i bindur se brenda një muaji e gjysmë, Berisha do t’i japë votat Ramës për amendimet kushtetuese,” deklaroi Spahiu.
“Ndërsa ambasadorët dhe përfaqësuesit e Komisionit Europian do të jenë me pushime për Krishtlindje, më 30 dhjetor Berisha dhe Rama do të ndryshojnë Kushtetutën.”
Sipas tij, praktika politike në Shqipëri ka treguar se vendimet më problematike janë marrë pikërisht në periudhën e festave të fundvitit.
“Në fund të vitit, me mirëkuptimin e të dy palëve, do të miratohet një paketë ku përfshihet një Kod i ri Zgjedhor që, në thelb, i heq shanset çdo partie të re për të hyrë në garë. Do të vendosen mekanizma filtrimi, përfshirë edhe çështjen e referendumit, pasi ligji aktual nuk i jep qytetarëve mundësinë reale për të thirrur referendum,” tha Spahiu.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



