Paralajmërimi i gazetarit: Kryeprokurori të jetë i përgatitur, mund t’i hidhet makina në erë…
Gazetari Mentor Kika i ftuar në emisionin “Arena” në Ora News, thotë se Prokurori i Përgjithshëm duhet të jetë i përgatitur që t’i hidhet edhe makina në erë.
“Prokurori i Përgjithshëm duhet të jetë i përgatitur të jetë jo tabelë qitje por poligon. Prokurori i Përgjithshëm jo thjesht duhet të ketë 15 vite punë, por të jetë edhe trim.
Duhet të kesh këllqe dhe ta ndash mendjen se do të përballesh qoftë me ministra, qoftë me klane kriminale.
Duhet të jetë i përgatitur që t’i hidhet makina në erë nesër’, deklaroi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



