E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paralajmërimi që trondit Qeverinë: Rama brenda muajit në SPAK!
Lajme

Paralajmërimi që trondit Qeverinë: Rama brenda muajit në SPAK!

Analisti dhe gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se kryeministri Edi Rama pritet të thirret së shpejti nga SPAK për të dëshmuar në lidhje me çështjen McGonigal, ish-zyrtarin e FBI-së të akuzuar për korrupsion. Çollaku tha se kreu i qeverisë do të jetë më shpesh në ambientet e Prokurorisë së Posaçme sesa në zyrën e tij.

Sipas tij, në SPAK ndodhen disa dosje që presin të avancojnë në fazën hetimore dhe që lidhen edhe me mazhorancën. Çollaku theksoi se brenda këtij muaji priten zhvillime konkrete, përfshirë thirrjen e disa zyrtarëve të lartë për të dëshmuar.

“Pres zhvillime të tjera brenda këtij muaji. Janë çështje që prekin edhe mazhorancën, si ajo e McGonigal. Brenda këtij muaji do të shkojnë në SPAK disa zyrtarë, mes tyre edhe kryeministri i vendit. Kryeministri do të jetë më shumë në SPAK sesa në zyrën e tij”, u shpreh Çollaku.

Gjatë intervistës, analisti komentoi edhe situatën e brendshme në Partinë Demokratike, duke u ndalur te debatet dhe lëvizjet e fundit brenda kësaj force politike, përfshirë edhe qëndrimet e deputetit Ervin Salianji.

Çollaku theksoi se PD ka nevojë për një hapje të brendshme dhe për rikthimin e vendimmarrjes përmes votës, duke kundërshtuar emërimet e imponuara. Sipas tij, ndryshimet duhet të vijnë përmes përfshirjes dhe besimit të elektoratit.

“Duhet të shkohet te vota për çdo ndryshim, por jo në mënyrë të sforcuar. Partia duhet të shkojë te emrat dhe jo emrat te partia. Nuk duhen poste të dhuruara. Shumicë nuk bëhesh duke sulmuar dhe linçuar”, tha ai.

Ai shtoi se shoqëria shqiptare, sipas tij, ka një prirje opozitare dhe se nëse opozita arrin të krijojë një raport besimi me qytetarët, mbështetja elektorale mund të zgjerohet ndjeshëm. Çollaku e cilësoi debatin e brendshëm në PD si të shëndetshëm dhe jo konfliktual, duke nënvizuar se vota duhet të mbetet elementi vendimtar në funksionimin e partisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.