Paralajmërimi, Saimir Tahiri te krimet e rënda : Do e dëgjoni pas dy-tre ditësh…
Saimir Tahiri ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, me kërkesë nga ana e tij pasi mësohet se ka prova të reja. Tahiri është shoqëruar tek Krimet e Rënda nga avokati i tij Maks Haxhia.
Në dalje i është përgjigjur interesit të medias, ku në një deklaratë të shkurtër tha se kishte dorëzuar prova deçizive.
“Paraqita diçka që ka rëndësi për procesin, por do kërkoj mirëkuptimin tuaj do flas pas 2-3 ditësh për të thënë çfarë është. Provë që e quaj deçizive. Prisni dy tre ditë do e dëgjoni. Kam një vit që dëgjoj pafundësisht dhe kam heshtur, prisni ju tani”, tha Tahiri.
Ndërkohë, gazetari Artan Hoxha nga studio e Report TV, ka deklaruar se prova për të cilen flet ish-ministri, është një vendim i gjykatës në Itali, i cili e shpall të pafajshëm Saimir Tahirin, për akuzat për lidhje me grupin e Habilajve.
“Ajo që paraqiti ish-ministri është një vendim i Gjykatës së Katanias, i cili e shpall Tahirin të pafjashëm nga të gjitha akuzat për lidhje me grupin e Habiljave”-tha gazetari Hoxha.
“Kjo nuk do të thotë se hetimet nga prokuroria shqiptare do të ndërpriten. Ne do të shohim cili do jëtë fundi i hetimeve, rezultati i të cilave do të duket në gjykatë, por pa dyshim që ky është një element në favor të Tahirit”-deklaroi Hoxha.
Zgjatja me tre muaj e hetimeve, Tahiri tek Krimet e Rënda, pritet të dorëzojë…
Saimir Tahiri pritet që sot në mesditë të shkojë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Sipas informacioneve Tahiri do të dorëzojë dokumente që nuk është në hetim në Itali, ashtu siç pretendohet nga akuza.
Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, Krimet e Renda kërkuan nga Gjykata zgjatjen me tre muaj të tjerë të hetimeve kundër Saimir Tahiri.

Sipas organit të akuzës, për hetimet duhej kohë pasi priten letër porosi nga vendet fqinje.
VENDIMI
Në vendimin për zgjatjen e afateve të hetimit, Prokuroria e Krimeve të Rënda shkruan se ajo po zhvillon ende hetime për Tahirin dhe bashkëpunëtorë të mundshëm të tij. “Në lidhje me këtë çështje janë nën hetim edhe subjekte të tjera të dyshuara si bashkëpunëtorë të personit nën hetim, Saimir Tahiri.
Në lidhje me këto fakte penale dhe subjekte të tjera të dyshuara si të përfshira, Moisi Habilaj, Florian Habilaj dhe persona të tjerë nga Prokuroria për Krime të Rënda, është zhvilluar hetimi në rang të procedimeve penale nr. 134, të vitit 2016 dhe 164 të vitit 2017”, shkruhet në dosje. Gjithashtu, Prokuroria pret që të marrë përgjigje nga Italia për disa letërporosi të tjera, si edhe të verifikojë përgjigjet nga Mali i Zi, për lëvizjet e Tahirit në vitin 2014 dhe 2015.

Prokuroria konsideron edhe si provë të fortë gjetjen e 863 mijë eurove në mjetin e biznesmenit Orest Sota, së bashku me dy patentat detare të Tahirit. Sipas Prokurorisë, ka dyshime se paratë e gjetura në mjetin e Sotës janë të Tahirit.
Prokuroria e mbështet këtë dyshim me faktin se Sota dhe Tahiri kanë disa udhëtime së bashku jashtë vendit, që provon se kanë pasur miqësi dhe lidhje të ngushtë. Bëhet fjalë për udhëtime në Malin e Zi dhe në Itali.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



