E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paralajmëron Braçe: Nafta do shkojë 200 lekë javën tjetër
Lajme

Paralajmëron Braçe: Nafta do shkojë 200 lekë javën tjetër

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj rritjes së fundit të çmimit të karburanteve, duke akuzuar kompanitë tregtuese se po rrisin çmimet në mënyrë të pajustifikuar, ndonëse sipas tij treguesit ndërkombëtarë nuk e mbështesin një zhvillim të tillë.

Përmes një reagimi publik, Braçe thekson se çmimi i naftës standard ka arritur në 185 lekë për litër, ndërsa variantet premium po shiten nga 189 deri në 191 lekë për litër. Ai nënvizon se vetëm brenda pak ditësh çmimi është rritur me 9 lekë për litër, duke e cilësuar situatën shqetësuese për konsumatorët.

Sipas deputetit socialist, pas ndërprerjes së vendimmarrjes nga Bordi i Transparencës, tregu i karburanteve i mbajti çmimet të pandryshuara për disa javë, edhe pse në bursat ndërkombëtare nafta kishte zbritur në nivele të ngjashme me periudhën para luftës, ndërsa kursi i këmbimit kishte arritur vlera historikisht të favorshme.

Braçe kritikon mungesën e transparencës në përcaktimin e çmimeve, duke theksuar se konsumatorët përballen me tabela të reja çmimesh pa asnjë shpjegim mbi arsyet e rritjes. Ai shton se në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë, kompani të ndryshme aplikojnë çmime të ngjashme, çka sipas tij ngre pikëpyetje mbi funksionimin real të konkurrencës në treg.

Deputeti argumenton se tregu i karburanteve prej vitesh dominohet nga të njëjtët operatorë dhe nuk prodhon konkurrencë të vërtetë në favor të konsumatorëve. Ai paralajmëron se, nëse kjo situatë vazhdon pa reagim nga institucionet dhe ligjvënësit, çmimi i naftës premium mund të arrijë shumë shpejt në 200 lekë për litër.

Në përfundim, Braçe shprehet se, nëse nuk garantohet konkurrencë reale në treg, mund të jetë i nevojshëm një mekanizëm që të kufizojë nivelin e fitimit të kompanive, si një mënyrë për të mbrojtur konsumatorët nga rritjet e pajustifikuara të çmimeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.