Paralajmërimi i Izraeli: Lufta në Gazë do të zgjasë disa muaj
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka thënë lufta e Ushtrisë Izraelite në Rripin e Gazës mund të zgjasë “dy deri në tre muaj”, duke u zotuar se “pasi të përfundojë ajo, nuk do të ketë më Hamas”. “Sa i përket anëve operacionale të manovrimit – në fund të fundit, asgjë nuk do ta ndalë IDF-në [Forcat e Mbrojtjes së Izraelit]. Është një përzierje e dy gjërave: aftësive tona ajrore dhe manovrimeve tokësore”, tha Gallant të dielën në Tel Aviv.
Një pushtim tokësor i Rripit të Gazës nga Ushtria e Izraelit mund të jetë i pashmangshëm, pas sulmit të tërbuar të militantëve të Hamasit në qytetet jugore të Izraelit para dy javëve. Ushtria e Izraelit e rrethoi Gazën dhe i nisi bombardimet hakmarrëse vdekjeprurëse në Gaza menjëherë pas sulmit të 7 tetorit, si dhe ka grumbulluar tanke dhe dhjetëra mijëra trupa në afërsi të kufirit me enklavën me popullsi të dendur prej 2.3 milionë banorë.
“Ky duhet të jetë operacioni jonë i fundit i manovrimit në Gazë, për një arsyeje të thjeshtë, sepse pas tij, nuk do të ketë më Hamas atje”, theksoi Gallant. Militantët e Hamasit i thyen pengesat kufitare dhe u futën nga Gaza në jug të Izraelit më 7 tetor, duke i vrarë mbi 1.400 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer mbi 200 të tjerë. Si pasojë, e bombardimeve të pareshtura izraelite që nga atëherë në Gaza janë vrarë 4.741 palestinezë, ndërsa 15.898 janë plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi.
Pamje rrëqethëse vijnë nga Gaza pas sulmeve ajrore të vazhdueshme nga Izraeli.

Në foto shihen fëmijë dhe të rritur të plagosur, si edhe ndërtesa të shkatërruara.
Që nga sulmet e Hamasit të 7 tetorit, Izraeli ka bombarduar Gazën dhe ka grumbulluar trupa pranë kufirit, në përgatitje të dukshme për një ofensivë tokësore.

Sulmet gjatë natës në të gjithë Rripin e Gazës kanë çuar në një numër të madh vdekjesh dhe plagosjesh, sipas një deklarate nga ministria e brendshme e drejtuar nga Hamasi në Gaza.
Nuk ka të dhëna për numrin e saktë të viktimave.








Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



