Paralajmëron vajza e Kalenes që u dhunua në Divjakë: Do hyjmë në hasmëri
Një 81-vjeçare në Divjakë është dhunuar barbarisht nga hajdutët të cilët u futën në shtëpinë e saj për të grabitur florinj. Ndërkohë që vajzat e viktimës së dhunës Kaleme Dardha bëjnë thirrje që të vendoset drejtësia në vend.
Ato thonë se autorët i njohin dhe e dinë se janë në kushte të vështira ekonomike, madje i kanë ndihmuar edhe me para kur ka qenë e nevojshme. Vajza thekson se nëse shteti mjaftohet me një vit burg për to, atëherë ajo paralajmëron hasmëri.
“Nënës së atij dhe babait të atij djalit i kam dhënë lekë ‘na ushqe kalamajt’, sot vjen më dhunon nënën. Nuk ja fal kurrë. Duam drejtësi. Mos të bëjë një vit burg e të dalë se do shkojmë deri në hasmëri, se nipërit e mi dhe djali im nuk e falin gjakun e nënës së vet” – u shpreh vajza e Dardhës.
Kujtojmë që të rinjtë Adrian Balla e Gentian Keçi janë edhe banorë të zonës, ndërsa pas ngjarjes kanë rë në në prangat e policisë .
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



