E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Parandalohet ngjarja e rëndë në Elbasan, daja dhe nipi kërcënojnë me armë pronarin e lokalit
Lajme

Parandalohet ngjarja e rëndë në Elbasan, daja dhe nipi kërcënojnë me armë pronarin e lokalit

Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga policia e Elbasanit.

Dy persona 20 dhe 29 vjeç, dajë e nip kanë kërcënuar me armë pronarin e një lokali në Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta.

Fjodor Berati u konfliktuan me pronarin, ndërsa më pas nipi i tij Fatjon Pllumbi ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe ka qëlluar në ajër në afërsi të lokalit.

Ndërhyrja në kohë e policisë bëri të mundur ndalimin e një ngjarje të rëndë duke shoqëruar edhe autorët.

Fatjon Pllumbi, 20 vjeç dhe dhe Fjodor Berati, 29 vjeç, banues në lagjen Shën-Koll të Elbasanit u vunë në prangat e policisë

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për arsye se këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin pas një konflikti për motive të dobëta me pronarin e një lokali “Lloto Sporti”, shtetasin A.B, 48 vjeç, e kanë kanosur këtë të fundit me armë zjarri kallashnikov dhe më pas kanë qëlluar në ajër në afërsi të lokalit. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma tip kallashnikov me një karikator me 12 fishekë, si dhe dy gëzhoja.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetaseve do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.