Paraqitet në SPAK edhe Blendi Gonxhe
Zyrat e SPAK janë bërë si një shtëpi e dytë për socialistët.
Rilindasit e Edi Ramës po shfaqen rregullisht në dyert e Prokurorisë së Posaçme.
Këtë të hënë ishte radha e Blendi Gonxhes.
Nuk dihet arsyeja pse drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.
Javën e kaluar në këtë prokurori u paraqit edhe kryebashkiaku socialist, Dritan Leli.
Përpara tij, në SPAK u mor në pyetje për mbi 9 orë një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Edi Ramës, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.
Kujtojme se Kompania “Albarent” në pronësi të Drejtorit të Patentave, Blendi Gonxhe, ka marrë mbi 150 milionë lekë të vjetra nga shoqëria koncensionare e landfillit të Sharrës, “Integrated Energy BV”.
Gjatë periudhës 2019-2021, kompania off-shore që ka fituar kontratën 128 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, ka kryer mbi 70 pagesa në llogari të kompanisë së makinave me qera të Blendi Gonxhes.
Të dhënat konfirmohen nga dokumentat zyrtarë të administratës Tatimore.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



