E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paraqitje e dobët  e Francës, ndalet në shtëpi nga Kroacia
Lajme

Paraqitje e dobët e Francës, ndalet në shtëpi nga Kroacia

Franca duket se nuk e ka marrë seriozisht Nations League, teksa pas 3 sfidave pa fitore, as sonte nuk e gjejnë dot triumfin.  Dukej si ndeshja e duhur kjo në shtëpi me Kroacinë për të marrë 3 pikët e para, por në Stade De France erdhi një tjetër disfatë, tani me shifrat 0-1.

Minuta e pestë do sillte episodin më të rëndësishëm të takimit. Kroatët fitojnë penallti dhe Modric me eksperiencën e tij, nuk fali. Pavarësisht rasteve, deri në fund rezultati mbetet i pandryshueshëm.

Në grupin e Shqipërisë, Islandë-Izrael përfundoi 2-2. Ekipi i Vidarsson bëri gjithçka vetë në pjesën e parë, teksa kaloi në avantazh fillimisht me Thorsteinsson në minutën e 9-të, ndërsa ekipi është i pafat në minutën e 35-të pasi një autogol i Gretarsson vendos ekuilibrat.

Gjithsesi, kjo nuk demoralizon aspak islandezët që rigjejnë avantazhin  me Helgason në minutën e 60-të. Izraeli tregon karakter dhe rikthen gjithçka nga e para me Peretz.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.