PARASHIKIMI I MOTIT, JA SI DO JETË FUNDJAVA
Në fundjavë dominon kryesisht moti i kthjellët me temperatura tipike të pranverës gjatë mëngjeseve ndërsa temperatura më të larta gjatë mesditës.
Sipas MateoAlb gjatë fundjavës do të ketë edhe vranësira, por kalimtare sot deri pasditen e së dielës kur pritet gradualisht fuqizim i vranësirave; e hëna ri-sjell shira në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit në fundjavë luhaten nga 3°C vlera më e ulët gjatë mëngjesit në Juglindje në 9 – 13°C mëngjesi në zonat e ulëta dhe bregdetare. Ndërsa në mesditë, maksimumet variojnë nga 13 – 17°C në zonat malore deri në 24 – 25°C maksimumi në ultësirën perëndimore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



