E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Parashikimi i motit për datat 2 dhe 3 shtator
Lajme

Parashikimi i motit për datat 2 dhe 3 shtator

Qëndra ciklonike e krijuar në  Adriatikun verior do të ifluencojë  në fillimin e javës në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë  mot të paqëndrueshëm.

E hënë, 2 shtator 2019

Fillimi i javës, 2 shtator 2019  moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga rreshje shiu dhe stuhi për shkak të masave ajrore me veti të ndryshime fizike .

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5–1,5  metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore   15/28°C

Zonat e  ulëta    18/33°C

Zonat  bregdetare  22/31°C

Kosova për ditën e hënë, 2 shtator 2019

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 14°C në mëngjes deri në  34°C gradë Celcius në mesditë.

E martë, 3 shtator 2019

Të martën moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare , ku nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të shiut të izlolura. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 8-10 m/sek në bregdet.

Valëzimi  i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,0  metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në zonat malore dhe rritje në zonat e ulëta .

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore   14/27°C

Zonat e  ulëta    18/35°C

Zonat  bregdetare  22/32°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.