E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Parashikimi i motit: Sot dhe nesër
Lajme

Parashikimi i motit: Sot dhe nesër

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga zonë me presion të ulët atmosferik i cili do të kushtëzojnë në vendin tonë dhe Kosovë mot të paqëndrueshëm me rreshje shiu dhe rënie graduale të temperaturave.

E Martë 13 Mars 2018

Dita e Martë dt 13 Mars moti do të mbetet me vranësira mesatare deri të dendura të shoqëruara me rreshje shiu të herë pas herëshme me intesitet mesatar. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-15 m/sek ne bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 1,25 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie në mesditë.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 3/13 °C

Zonat e ulëta 8/16°C

Zonat bregdetare 10/17 °C

Kosova per ditën e Martë dt 13 Mars do të ndikohet nga mot i relativisht i paqëndrueshëm me alternime vranësirash dhe rreshje shiu të pakta , ku nuk do të mungojnë edhe kthjellimet. Temperaturat në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera 5°C në mëngjes deri në deri në 10°C në mesditë.

E Mërkurë 14 Mars 2018

Dita e Mërkurë dt 14 Mars moti do të mbetet i paqendrueshëm. Pra do ketë vranësira mesatare të shoqëruara me rreshje shiu në Veriperëndim dhe zonën Qëndrore, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 6-8m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,2 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie në mëngjes.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 0/11 °C

Zonat e ulëta 8/16°C

Zonat bregdetare 9/17 °C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.