E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paratë i mori Bardhi e Alibeaj, Berisha tregon kush do ta financojë në fushatën zgjedhore: 15 majin ta kthejmë në cunam
Flash

Paratë i mori Bardhi e Alibeaj, Berisha tregon kush do ta financojë në fushatën zgjedhore: 15 majin ta kthejmë në cunam

Sali Berisha nuk përfitoi asnjë fond nga KQZ, pasi paratë i kaluan PD se Alibeajt. Për këtë ish-kryeministri u shpreh se kjo që po i bëhet 620 mijë votuesve të PD është e turpshme.

Në një komunikim me gazetarët jashtë parlamentit, Berisha u shpreh se ai do të financohet kontribute vullnetare të anëtarëve.

Shumë shpejt u shpreh Berisha do të bëhet publike edhe rregullorja për përballimin e fushatës.

“Një nga aktet më të turpshme më të shëmtuara është se  mundin e 620 mijë qytetarëve që votuan PD, grabiten nga një grup vegla, pengje të Ramës dhe grabitën 2 mln euro dhe përfaqësuesit e 620 mijë votuesve në 61 bashki nuk marrin asnjë qindarke. Kjo tregon fytyrën e shëmtuar të këtij regjimi. Kjo tregon amoralitetin e Ramës, keqpërdorimin e Alibashë. Por PD e sigurt drejt fitores, asgjë nuk e pengon.

Ju e shikoni çfarë të dridhura u kanë hyrë qeveritarëve. Po financohet dhe do fonacionet nga kontributet vullnetare të anëtarëve të saj. PD po e financon fryma e fitores. Ka një frymë fitore kudo.

Jam këtu për një thirrje nga zemra për qytetarët e Tiranës. Të shndërrojnë datën 15 në arenën ndërkombëtar ne ditën e triumfit kombëtar, të opozitës shqiptare, ditën e cunamit të madh të lirisë për shqiptarët”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.