E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paris harron të dashurin në mes te rrugës
Publik News

Paris harron të dashurin në mes te rrugës

Së fundmi, Paris Hilton ka qenë kryefjala e lajmeve në median rozë edhe në portale pas propozimit romantik dhe unazës së mrekullueshme prej diamanti.

Pak ditë më parë lajmëruam se ajo ka punësuar roje për të mbrojtur këtë unazë që me plot gojë mund të themi se është një thesar pasi kushton 2 milionë dollarë.

Mesa duket biznesmenia e famshme e ka mendjen vetëm tek unaza e martesës të cilën e shfaqi me krenari edhe në “Golden Globes”, ndërsa pak orë më parë braktisi pa dashur të fejuarin e saj.

Teksa po dilte nga aeroporti i Los Angeles turma e gazetarëve i është vërsulur për ta pyetur rreth martesës kështu që me shumë nxitim ajo ka hyrë në makinën e saj dhe është larguar duke harruar Chris-in që po e ndiqte nga pas.

E gjithë kjo ngjarje qesharake është xhiruar nga gazetarët që ndodheshin përreth ndërsa tani po bën xhiron e internetit.

Nuk kaluan shumë minuta dhe ajo është rikthyer për ta marrë të dashurin e saj të cilin e la në mes të rrugës

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.