Paris Sën Zhërmeni , shpallet ekipi kampion
Kampionati në Francë u mbyll përfundimisht. Liga Profesioniste Franceze ka zyrtarizuar pak çaste më parë verdiktet sportive për edicionin 2019/2020.
Kështu, kryesuesit e kampionatit francez, Paris Sën Zhërmeni, është shpallur kampion. Ky është titulli i nëntë në histori për kryeqytetasit dhe i treti radhazi.
Po ashtu janë vendosur dhe ekipet që zbresin dhe ngjiten në kategori. Edicionin e ardhshëm do të ngjiten në Ligue 1 ekipet e Lorientit dhe Lensit, ndërsa zbresin për në Ligue 2 Amiensi dhe Toulouse.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




